10:24 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Yaya Toure: Rafa Marquez ishte dhjetë herë më i mirë se Gerard Pique

Ish-lojtari i Barcelonës, Yaya Toure ka thënë se mbrojtësi meksikan, Rafa Marquez ishte 10 herë më i mirë se Gerard Pique.

Mesfushori i famshëm afrikan e ka zgjedhur edhe 11-shen ideale të tij, ku edhe e ka dhënë këtë deklaratë.

“Pique është më i dashur nga klubi, por Rafa Marquez ishte 10 herë më i mirë se Pique. Ai ishte mbrojtësi më i mirë që kam luajtur unë në një skuadër, por që vetëm pse ai nuk ka luajtur në Angli, njerëzit se kanë kuptuar këtë fakt. Shikoni në Youtube performancat e tij dhe do bindeni se ishte 10 herë më i mirë se spanjolli” ka thënë Yaya Toure.

Ish ylli i Manchester Cityt e ka zgjedhur edhe 11-shen ideale të tij.

Ederson, Komapny, Puyol, Márquez; Iniesta, Sané, Henry, Messi, Agüero, Eto’o dhe Drogba, janë 11 yjet që ka zgjedhur afrikani./Indeksonline/