75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 02 Qershor 2026 / G T

Yaya Toure shumë pranë emërimit si trajner i Slovan Bratislavës

Legjenda e futbollit afrikan, Yaya Toure, është në prag të marrjes së postit të trajnerit kryesor te kampioni i Sllovakisë, Slovan Bratislava.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Toure është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar stolin teknik të ekipit, në një proces përzgjedhjeje që ndodhet në fazën përfundimtare, shkruan Indeksonline

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Ivan Kmotrik ka konfirmuar më herët se Slovan është duke shqyrtuar disa emra për postin e trajnerit dhe se vendimi pritet të merret brenda një periudhe të shkurtër, para fillimit të përgatitjeve verore./Indeksonline/