17:06 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

YE po blen platformën e tij sociale

Kanye ëest po ndjek hapat e Elon Musk, pasi lajmi se ai do të ketë platformën e tij të rrjeteve sociale tashmë po bën xhiron e internetit. Sipas mediave të huaja, reperi, i cili është pezullar disa herë nga Instagrami për shkak të gjuhës së përdorur, është gati të marrë përsipër rrjetet e tij sociale.

“Ye”, siç dëshiron të quhet tani, do të blejë Parler, një platformë që i ngjan shumë Twitter dhe ofron “lirinë e fjalës”. Lajmi për blerjen u bë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Parler. Marrëveshja mes reperit dhe Parler është në një fazë të avancuar dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Duke folur për këtë çështje, West tha: “Në një botë ku pikëpamjet konservatore konsiderohen të diskutueshme, ne duhet të sigurojmë që të kemi të drejtën të shprehemi lirisht.” Kujtojmë që kanë kaluar vetëm disa ditë nga ndalimi i reperit nga rrjetet sociale.

Shkak ka qenë postimi i tij në Instagram në lidhje me disa mesazhe private që ka shkëmbyer me reperin Diddy, përmes të cilave pretendonte se ishte “manipuluar nga hebrenjtë”.