17:35 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Yedlin pyetë gjyqtarin pas ndërhyrjes në Neymar: A keni shikuar Kupën e Botës?

Mbrojtësi i SHBA-ve, DeAndre Yedlin ka pohuar se Neymar ishte duke simuluar kur ai e fitoi një goditje dënimi në ndeshjen e mbrëmshme.

Brazili u përballë me SHBA-të në një miqësore të fituar nga brazilianët dhe Yedlin gjatë një momenti të ndeshjes e pyeti gjyqtarin nëse e kishte parë Kampionatin Botëror.

Neymar ishte kritikuar vazhdimisht në Rusi për simulimet e tij, teksa të njejtat ndodhën edhe në fitoren, 2-0 ndaj Shteteve të Bashkuara, transmeton IndeksOnline.

Gjyqtari akordoi goditje dënimi për një ndërhyrje të shkaktuar nga anëtari i Newcastlet në Neymar gjatë pjesës së parë.

”A e keni parë Kampionatin Botëror?, Yedlin i tha gjyqtarit të ndeshjes./IndeksOnline/