12:05 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Yerry Mina tregon pse ka paguar në ”shopping”-un e Leo Messit

Mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina pritet të largohet nga klubi këtë verë, shkruan indeksonline.

23-vjeçari iu bashkua Barçës nga Palmeriras në janar, por pavarsisht disa paraqitjeve të shkëlqyera në Botëror, ai dështoi të impresionojë në La Liga.

Mina ka qenë i lidhur intensivisht me një kalim në Everton, por edhe Manchester Unitedi së fundmi është duke kërkuar transferimin e tij.

Objektivi primar i Jose Mourinhos është transferimi i Harry Maguires nga Leicester City, por ”Djajtë e Kuq” janë duke e refuzuar çmimin e vendosur prej 70 milionë funtesh.

Siç shkruan Sport, Man Unitedi tani e ka pyetur Barcelonën rreth çmimit kushtues të Minas, shkruan indeksonline.

Mbrojtsi kolumbian dëshiroi ta krijonte një atmosferë pozitive në stërvitjen e Barcelonës kur ai arriti nga Brazili.

Por, jo befasisht, të vësh bast ndaj Leo Messit dhe Luis Suarezit mund t’ju kushtojë mjaft shumë.

”Kur unë arrita, të krijoj një atmosferë të mirë unë fillova të vë bast me Messin dhe Suarezin që ta shohim se kush i gjuan më mirë gjuajtjet e lira në stërvitje. Unë vetëm i shikova ata”.

”Para se ta dija, ata vendosnin 50 euro për një ditë pushimi për mua. Dhe unë thash, ‘Çfarë, unë do të paguaj për këta djem në shopping!”.

”Por, e vërteta është se këta jashtëtokësor e gjuajnë topin ata ku duan ata. Ata janë njerëz fantastik dhe janë magjik”, tha Mina për Goal./IndeksOnline/

Temat: