Yjet e basketbollit të Amerikës kalojnë në çerekfinale të Lojërave Olimpike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll, kanë kaluar në çerekfinale të Lojërave Olimpike ”Paris2024”.
Pas fitores ndaj Serbisë, ShBA sonte e mposhti edhe Sudanin Jugor, me rezultat 103:86, dhe siguroi çerekfinalen, shkruan IndeksOnline.
Basktbollisti më i dalluar i ndeshje ishte Nuni Omot i Sudanit, me 24 pikë të shënuar, ndërsa te Amerika u dallua Bam Adebayo me 18 pikë.
ShBA në çerekfinale iu bashkua Francës, Gjermanisë dhe Kanadasë, derisa katër skuadrat e tjera do të mësohen pas ndeshjeve të raundit të tretë të grupeve./IndeksOnline/