09:38 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Yje të shumtë ofrojnë ndihmë për viktimat dhe të prekurit nga zjarri në Kaliforni

Disa nga yjet e botës botërore kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarri që përfshiu Kaliforninë, si Milye Cyrus, Gerard Butler dhe Kim Basinger.

Nga ky zjarr që shkaktoj shumë dëme dhe viktima, yje të shumtë kanë ofruar ndihmën e tyre. Lady Gaga, Khloe Kardashian, Sandra Bullock dhe Ellen DeGeneres janë vetëm disa nga figurat e njohura që ju dolën në ndihmë, shkruan Indekonline.

Aktorja Sandra Bullock dhe moderatorja e njohur Ellen kanë dhuruar të holla me vlerë në 100 mijë dollarë për të prekurit nga zjarri ndërsa ylli i njohur televiziv Khloe Kardashian ka blerë ushqim dhe paisije për zjarrëfikësit që iu dolën në ndihmë për shuarjen e zjarrit./Indekonline/