16:55 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Yjet e Leicesterit ngushëllojnë djalin e presidentit në takimin emocional

Vdekja e presidentit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër pasagjerëve tjerë pas aksidentit me helikopter ka shokuar botën e futbollit.

Vichai është përshkruar si njeri ”pasionant” dhe pas vdekjes së tij, tifozët nga bota e futbollit i kanë kushtuar tribut.

Tragjedia në fjalë ndodhi pas barazimit, 1-1 të Leicesterit me West Hamin të shtunën, transmeton indeksOnline.

Derisa edhe katër pasagjerët tjerë, të idenfitikuar tashmë nga policia, kanë ndërruar jetë.

Shumë njerëz janë mbledhur sot te stadiumi i Leicesterit, ”King Power” për t’i kushtuar tribut Vichait, përfshirë edhe djali i tij, Top.

Edhe futbollistët e ”Dhelprave” kanë qenë prezent në këtë takim, dhe janë parë me lot në sy në këtë takim emocional./IndeksOnline/