18:48 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Yjet e muzikës shqiptare mblidhen në Romë për të shënuar vitin e Skënderbeut

Emrat më të mëdhenj të muzikës dhe artit shqiptar janë mbledhur në Romë të Italisë, për të mbajtur koncert në shënimin e vitit të Skënderbeut.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së bashku me Inva Mulën, Ramë Lahaj, Ermal Meta, Lorikë Canën janë disa nga emrat që po marrin pjesë në teatrin ‘Argentian’ të Romës ku edhe do të mbahet koncerit “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, shkruan Indeksonline.

Koncerti i madh është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Selinë e Shenjët dhe mbahet në shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut./Indeksonline/

Temat: