19:39 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Yjet e muzikës sonte i’u argëtojnë si futbollistë

Gjithçka gati për ndeshjen e yjeve që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Yjet e njohura të futbollit dhe muzikës janë bashkuar për të dhuruar një spektakël të futbollit, shkruan Indeksonline.

Reperi Ledri Vula, këngëtarët Blero dhe Meda së bashku me futbollistin Rashica tashmë kanë dalur në fushë për të bërë parapërgatitjet para fillimit të ndeshjes.

Sonte si kurrë më parë superyjet e muzikës shqiptare e keni rastin t’i shihni si yje të vërtetë të futbollit.

Ndeshja bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të aktiviteteve për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës do të fillojë në ora 20:00./Indeksonline/