19:27 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Yjet e Premierligës që s’kanë shënuar asnjë gol sivjet

Premierliga Angleze i ka gjetur në “gjumë” disa yje të cilët jemi mësuar t’i shohim duke shënuar gola.

Padyshim që Christian Benteke është njëri nga ta. Ylli belg ka regjistruar nëntë paraqitje duke mos arritur të shënoi asnjë gol të vetëm.

Më keq qëndron ylli i Sauthampton, Shane Long që nga 13 ndeshje nuk ka realizuar asnjë gol.

Fernando Llorente poashtu nuk po e gjen formë duke mos realizuar asnjë gol në nëntë paraqitje.

Andy Carroll përveç problemeve me lëndime po ka probleme edhe me gola. Nga nëntë ndeshje, Carroll ende nuk e ka gjetur rrjeten, shkruan Indeksonline.

Islam Slimani vitin e kaluar pati paraqitje të suksesshme te Liecester, por sivjet është “shterp” me gola.

Wilfried Bony dikur shquhej për shumë gola, por sivjet te Stoke nuk ka lënë aspak gjurmë.

Këtë situatë po e përjetojnë edhe Iheneacho, Afobe e Berahino./Indeksonline/