75 Mall Live Search
17:47 / E Martë, 26 Maj 2026 / Gj Sh

Ylber Ramadani ”motorri” i Serie A, futbollisti që ka vrapuar më shumë në Itali

Mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani, po vazhdon të dëshmojë formën e tij fantastike në elitën e futbollit italian.

Futbollisti i Lecce kryeson listën e lojtarëve me distancën më të madhe të përshkuar në Serie A për sezonin 2025/26, me plot 421.58 kilometra të vrapuara, shkruan IndeksOnline.

Statistikat e publikuara nga Serie A tregojnë dominimin fizik të Ramadanit, i cili ka lënë pas futbollistin Bryan Cristante të Romës dhe Morten Frendrupin e Genoas.

Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë vendimtare për Leccen, ku angazhimi i tij bëri që skuadra të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit italian edhe për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/