15:20 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ylli brazilian i Real Madridit ka një pyetje për këngëtaren Tayna

Nuk është hera e parë që futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, kontakton me këngëtaren shqiptare Tayna.

Kur Tayna e publikoi projektin e ri muzikorë ‘Sicko’, futbollisti brazilian e shpërndau këngën në llogarinë e tij në Instagram para miliona fansave që e ndjekin atë.

Ndërsa së fundmi Tayna ka dhënë mundësinë në llogarinë e saj, që ndjekësit e saj ta pyesin për ato që u interesojnë.

Ka qenë përsëri ylli brazilian që i ka bërë një pyetje interesante Taynës.

“Dua një ‘show’ në Brazil”, ka shkruar Vinicius në drejtim të këngëtares shqiptare.

“Organizoje atëherë” : ka qenë përgjigja e Taynas. /Indeksonline/