18:20 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ylli fiton lehtësisht ndaj Vëllaznimit dhe kalon në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic shënoi fitore sot kundër Vëllaznimit në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 94:75.

Henrik Sirko me 25 pikë dhe Chris Harris me 24 sosh ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e therandasve.

Te gjakovarët u dallua Emanuel Omobgo me 18 pikë.

Ylli në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.