11:12 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i Atletico Madridit shtrohet urgjentisht në spital

Diego Simeone i kishte ftuar dje vetëm 16 lojtarë për ndeshjen e sotme ndaj Eibar. Por, në minutat e fundit atij i është larguar edhe një lojtar nga lista.

Lucas Hernandez është shtruar urgjentisht në spital pasi ka kaluar një natë të keqe.

Mbrojtësi francez dyshohet se vuan nga apendiksi dhe është duke kryer testet mjekësore.

Hernandez nuk do të luaj në përballjen e sotme ndërsa Simeone pritet të mësojë sot kohën se sa do të mungojë ai./Indeksonline/