14:09 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Barçës: Kam pasur rastin t’i bashkohem Juventusit

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka pohuar se ka mundur t’i bashkohet Juventusit në vitin 2012.

Lenglet, që prej atëherë, ka luajtur te Nancy dhe Sevilla, teksa francezi gjatë verës kaloi te Barcelona.

Siç thotë ai, nëse në vitin 2012 do të transferohej te Juventusi, nuk do të mund të zhvillohej si lojtar dhe se nuk do të kishte minutazh, transmeton IndeksOnline.

Image result for lenglet

”Isha në Nancy dhe isha vetëm tre muaj aty, kur Juventusi kërkoi transferimin tim”, tha Lenglet për Goal.

”Megjithatë, aso kohe isha 18-vjeçar dhe te Juventusi, nuk do të mund të luaja mjaftueshëm”.

”Nuk ishte koha e duhur të largohesha atëherë. Jam i lumtur me vendimin që kisha bërë”./IndeksOnline/