23:17 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ylli i Chelseat homoseksual? Ky është komenti i tij (Foto)

Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi është akuzuar se është një homoseksual, transmeton IndeksOnline.

Belgu që u transferua te Blutë e Londrës nga ekipi francez, Marseille është quajtur homoseksual nga një faqe e panjohur në rrjetet sociale.

“Michy Batshuayi do të bëhet futbollisti i parë haptazi që pranon se është homoseksual në Premierligë, pasi të dalë me shokët e ekipit”, shkruhet në faqen e panjohur në rrjetet sociale.

Por, komenti i lojtarit të Chelseat ka qenë madhështor. Ai ia ka kthyer komentin duke fyer krijuesin e kësaj akuze.

“Vëlla, të gjithë dhe mamaja jote e dinë se kjo është një gënjeshtër”, ka shkruar Michy.

24-vjeçari është një “king” në rrjetet sociale, sidomos në “Twitter”. Ai te Chelsea ka zhvilluar 27 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola./IndeksOnline/