13:51 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Cityt: Nuk ka gjë më të vështirë, se sa të luash kundër Liverpoolit!

Ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka thënë se ndeshja në “Anfield Road” është më e vështira për Cityn në sezon. Mesfushori turko-gjerman ka deklaruar se për një futbollist është kulminante që të luash në sfida të tilla.

“Është ndeshja më e vështirë e sezonit në Premier Ligë. Nuk ka gjë më kulminante për një futbollist sa sa të shijosh në fushë lojëra të tilla. Atmosfera është fantastike atje, luhet futboll i hapur, luftohet për çdo top dhe rëndësia e ndeshjes është e madhe.

Është tejet e vështirë të luash ndaj Liverpoolit, bëjnë presion, dhe çdo gabim i vetëm mund të kushtojë.

Sezonin e kaluar kemi humbur ndeshjen për fat të keq në Anfield në Premier Ligë për shkak të dy ose tre gabimeve në lojë dhe ata shënuan tre herë nga tre gabimet. Por, kjo nuk do të ndodhë të dielën” ka thënë Gundogan./Indeksonline/