15:03 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë thur lëvdata për Anglinë dhe John Stones (Foto)

Kombëtarja e Anglisë është duke fituar 5 me 0 ndaj Panamasë.  

Pesë gola ekipi i Gareth Southgate i shënoi vetëm gjatë 45 minutave të pjesës së parë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë paraqitje fenomenale ka komentuar edhe futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Illkay Gundogan.

“Këto aftësi sulmuese të John Stones. Tre Luanët sot në zjarr”, ka shkruar Gundogan.

Golat në 45 minutat e parë i shënuan: Kane (2), Stones (2) dhe Lingard./IndeksOnline/