15:02 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Ylli i fitnesit bën transformim të madh të trupit, vetëm 1 muaj pas lindjes

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj vetëm 1 muaj më parë, por Emiy Skye ka shpërndarë një fotografi me anë të se cilës tregon transformimin e pabesueshëm.

Por përkundër të arriturave të saj pozitive, ylli i fitnesi nga Gold Coast ka treguar për vuajtjet e saja dhe dhimbjet pas lindjes.

Vetëm pak ditë pasi kishte lindur vajzën, Mian, 33 vjeçarja thotë se ajo luftonte me emocionet e saj të paslindjes.

“Kur unë e linda Mian, unë kam qenë padyshim shumë e lumtur, por diçka që nuk e kam ndarë me ju është se unë fillova të bija në depresion. Më parë kisha dëgjuar për këtë gjë, por nuk e kisha menduar se mund të më ndodh edhe mua”, ka thënë ajo.

“Epo, kjo më ndodhi mua! Pak ditë pasi kisha filluar të kuptoja të vërtetën se isha në depresion, kisha net pa gjumë. Për fat të mirë këto ndjenja kaluar dhe fillova të ndihem më normal. Hormonet e mia po balancoheshin dhe kështu arrita edhe të flija më mirë”, ka shtuar ajo.

“Unë fillova disa stërvitje të lehta kryesisht duke ecur dhe ndihesha shumë më mirë në ato çaste. Është e mahnitshme se sa mirë ndjehesh pasi vë në lëvizje gjakun”, ka thënë ajo.

Në këtë mënyrë ajo vazhdoi edhe me ushtrime me të rënda po thuajse çdo ditë, dhe kjo i ndihmoi që të ketë një pamje mahnitëse vetëm 1 muaj pas lindjes./Indeksonline/