14:23 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjykata merr vendim për personin që i kërkoi haraç teologut kosovar

Gjykata Themelore në Gjilan sot ka shqiptuar masën e dënimit për të dyshuarin që i kërkoi 35 mijë euro teologut kosovar, Mustafa Bajramit.

Indeksonline mëson se masa e shqiptuar nga gjykata është – një muaj paraburgim.

Kujtojmë, se para disa ditëve Bajrami kishte njoftuar përmes Facebook-ut se ka marrë një kërcënim të rëndë.

“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë të njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar”, kishte shkruar Bajrami.

Policia deklarohet për haraçin 35 mijë euro që ia kërkuan profesorit kosovar

Policia prangos personin që i kërkoi haraç teologut kosovar