08:00 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Kombëtares shqiptare me asist nga 40 metra

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin grek me fanellën e Panathinaikosit, duke u shndëruar në një lider te kjo skuadër.

25-vjeçari ka qenë protagonist në fitoren 1-0 ndaj Atromitos, teksa në minutën e 24-t, jem një asist fantastik nga afro 40-metra për italianin Frederiko Makeda, i cili nuk ka falur duke e shndërruar në gol.

Asist i Kaçes on Vidnews.

E gjithë merita shkon padyshim të mesfushori shqiptar, teksa të tilla asistime jemi mësuar t’i shohim vetëm në nivelet më të larta të futbollit dhe nga lojtarët më të mirë në botë.

Me fitoren e sotme, Panathinaikosi u ngjit në vendin e 5-të, në kuotën e 22 pikëve, 2 më pak se AEK-u i vendit të 4-t. Sfidën e radhës skuadra e Kaçes do ta luajë në transfertë ndaj Panetolikosit që ndodhet 1 vend më poshtë në renditje.