Ylli i Kupës së Botës: Ëndërroj të luaj për Barçën
Ylli i PSV Eindhoven, Hirving Lozano ka thënë se është ëndërr për të që të luajë te Barcelona, edhe pse ai pohon se është i lumtur në Holandë.
Pas paraqitjeve impresive në Kupën e Botës, reprezentuesi meksikan ka marrë vëmendjen e Barcelonës.
”Kam bërë mirë në Kupën e Botës, gjë që nënkupton se shumë klube erdhën të më shohin mua, dhe kjo është gjë e mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp, transmeton IndeksOnline.
”Agjenti im më tha se Barcelona ka shprehur interesim për mua. Do të ishte ëndërr të luaja këtu, por tani jam i fokusuar në PSV”.
Lozano gjithashtu ka zbuluar se ka pasur posterët e Barçës në murin e tij kur ishte fëmijë dhe mezi pret të përballet me ta në ”Camp Nou” në Champions League nesër.
”Është ëndërr e bërë realitet. Nuk e kam menduar kurrë se do të luaj këtu. Faleminderit Zotit që jam duke e bërë këtë. Është një ndeshje e rëndësishme dhe dua ta shfrytëzoj avantazhin”, shtoi Lozano./IndeksOnline/