11:54 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ylli i La Ligas ndodhet në Angli, në janar po ndërron skuadër

Ylli i La Ligas spanjolle, Stephen Nzonzi ka udhëtuar në Angli. Sipas disa informacioneve, mesfushori i Sevillas ndodhet në Londër ku është duke diskutuar transferimin te një nga skuadrat angleze.

Evertonit dhe Arsenali janë dy skuadrat shumë të interesuara për të.

Nzonzi ka ofertë edhe nga Juventusi, por që po këmbëngulë në rikthimin në Premierligë.

Sevilla po kërkon 40 milionë euro për shërbimet e tij të cilat Evertonit thuhet se është i gatshëm t’i ofroi.