17:42 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Ylli i La Ligas transferohet në Premierligë

Skuadra e Asto Villas ka transferuar yllin spanjoll Alex Moreno.

Mbrojtësi 29-vjeçar u bashkua me skuadrën angleze nga Real Betis, shkruan IndeksOnline.

Moreno në karrieren e tij ka luajtur edhe për Mallorca, Elche dhe Rayo Vallecano.

“Álex është një lojtar i mirë që mund të ndihmojë skuadrën tonë. Ai ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të majtë në La Liga gjatë sezoneve të fundit dhe ne jemi të kënaqur që e kemi këtu.”, tha trajneri i Aston Villas, Unai Emery./IndeksOnline/