75 Mall Live Search
13:18 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / L A

Ylli i Lyonit cak i një sulmi të armatosur në shtëpinë e tij

Sulmuesi gjeorgjian, Georges Mikautadze ishte viktimë e një sulmi në shtëpinë e tij.

Pas ndeshjes që Mikautadze luajti ndaj Nice, dy persona të armatosur e prisnin gjeorgjianin në shtëpinë e tij.

Hajdutët e detyruan Mikautadzen t’i sillte brenda shtëpisë së tij dhe t’u jepte sende me vlerë, bizhuteri, orë dhe sende lëkure luksoze, të gjitha të vlerësuara në rreth 250.000 euro.

Dyshohet se nuk është kryer dhunë fizike ndaj lojtarit dhe është hapur një hetim dhe iu besua DKT-së, Seksionit Territorial të Krimit./IndeksOnline/