17:40 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Man Cityt i bindi që të transferohej te Liverpooli

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho thotë se është bindur nga Bernardo Silva që transferohet në ”Anfield”, transmeton IndeksOnline.

Fabinho arriti në ”Anfield” këtë verë nga Monaco së bashku me përforcimet tjera, Naby Keita, Alisson dhe Xherdan Shaqiri.

Mesfushori thotë se ishte në dilemë rreth Premier Leagues dhe La Ligas, por ai ishte këshilluar të transferohej në Liverpool për shkak të reputacionit prestigjioz të klubit.

Kur më erdhi mundësia t’i bashkohesha Liverpoolit, kam folur me trajnerin dhe ai ma bëri me dije se isha duke e bërë zgjedhjen e duhur”.

”Kam qenë në Monaco për disa vite dhe besoj se isha koha për një ndryshim. Doja një klub masiv me ambicie dhe isha në dilemë rreth kampionatit spanjoll dhe atij anglez”.

”Silva më tregoi se sa shumë e pëlqen Liverpoolin dhe se sa shumë është impresionuar nga mënyra se si njerëzit jetojnë atje dhe se si frymojnë me futbollin”.

”Ishim miq të mirë në Monaco dhe ai ishte ndër më të mirët këtu. Kuptohemi mirë dhe jam i lumtur që ai e fitoi titullin sezonin e kaluar. Këtë sezon, ia dëshiroj çdo sukses, por jo edhe titullin”, tha Fabinho për Sky Sports./IndeksOnline/

Fabinho was convinced to join Liverpool by a Man City player