13:32 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Man United e akuzon legjendën e kësaj skuadre: Boll më me akuza

Ylli i Manchester United, Eric Bailly e ka kritikuar legjendën e kësaj skuadre, Gary Neville.

Në rolin e analistit, Neville hodhi kritika të mëdha për Baillyn dhe lojtarët e Man United pas humbjes ndaj Brighton.

“Mendoj se kritikat ishin të ashpëra për nga njerëzit që edhe vetë kanë bërë gabime gjatë karrierës. Ne kemi nevojë për mbështetje nga këta njerëz, kjo do të na ndihmonte ne. Komentet negative nuk e ndihmojnë askënd.

Nuk ishte një shfaqje individuale ndaj Brighton, i gjithë ekipi po luftonte. Kjo ishte vetëm një betejë e humbur, jo e tërë lufta” ka thënë Bailly./Indeksonline/

Temat: