Ylli i Milanit vazhdon kontratën, nuk pranon klauzolë
Milani ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës të sulmuesit Patrick Cutrone, shkruan indeksonline.
Sipas mediave italiane, 20 vjeçari do të nënshkruaj një kontratë të re deri në vitin 2023.
Ai mendohet se do të fitoj një pagë rreth 1 milion euro, një pagë në rritje, pasi italiani kishte kontratën me pagë të ulët.
Ai nuk ka marrë një klauzolë lirimi nga klubi, kështu që shitja e tij do të varet nga dëshira e drejtuesve të Milanit. /IndeksOnline/