14:53 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Ylli i Moto GP do të martohet me “motrën” e tij!

Ylli i MotoGP, Miguel Oliveira është fejuar me vajzën e njerkës së tij dhe çifti planifikon të martohet vitin e ardhshëm, pasi e ka shtyrë dasmën e tyre për shkak të angazhimeve të tij garuese.

Dyshja e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin 13 vjeç dhe mbajtën një ‘lidhje sekrete’ për 11 vjet, para se të njoftonin se ishin një çift në 2019.

Oliveira tani ka folur për marrëdhënien e tij, në një emision në Tv Portugese.

“Para dashurisë kishte një miqësi të madhe. Ne u rritëm së bashku”.

“Në një moment e kuptuam se ishte më shumë se një miqësi, është një dashuri shumë e fortë”.

“Ne do të martoheshim këtë vit, por atë fundjavë unë pata një garë dhe na u desh ta shtyjmë atë për vitin tjetër”.

Babai i Oliveira Paulo tha se është shumë i lumtur që djali i tij po martohet me vajzën e jetës. /IndeskOnline/