19:11 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ylli i NBA-së del pozitiv me koronavirus

Koronavirusi po vazhdon të shkaktojë edhe më tej probleme në NBA.


Pas shumë basketbollistëve tanimë me koronavirus është prekur edhe ylli i Housten Rockets, Russell Ëestbrook, shkruan IndeksOnline.


Kjo u bë e ditur përmes vet basketbollistit në një postim në llogarin e tij personale në Twitter.

Ai ka njoftuar se tashmë është karantinuar dhe sapo të shërohet do të bashkohet me skuadrën në Florida, aty ku do të vazhdojë sezoni i NBA.

Kujtojmë që NBA do të rifillojë në fund të këtij muaji./IndeksOnline/