08:09 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Ylli i Realit: Me zemër në Champions me Liverpoolin, jam kundër Barcës!

Lucas Vazquez ka thënë se është fans i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti spanjoll thotë se fascinohet nga skuadra e Klopp. “Jam me zemër fans i Liverpoolit në Champions.

Luajn futboll të bukur, më fascinojnë ata. Në të njëjtën kohë, jam kundër Barcelonës” ka thënë Vazquez.

Ylli spanjoll ka folur edhe për të ardhmen dhe planet e tij.

“Natyrisht që unë dua të qëndroj në Real Madrid, kam një kontratë deri në vitin 2021. Tani për tani nuk e mendoj asnjë ofert. Ka qenë një sezon i keq, por mendoj të arrijë suksese të reja me Realin” ka thënë Vazquez./Indeksonline/