11:11 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ylli i Romës do të transferohet tek Bayern Munchen

Roma ka refuzuar disa oferta në janar për turkun Cengiz Under. Por, skuadra romake do ta ketë të pamundur ta mbajë në skuadër sulmuesin e saj në verën që po vije.

Under do të transferohet tek Bayern Munchen. Lajmin e ka dhënë legjenda e futbollit turk, Hamit Altintop.

“Dua të shoh më shumë futbollistë turq në Bundesligë. Cengiz Under do të jetë një nga ata që do të luaj me Bayern Munchenin nga edicioni i ardhshëm.

Kampionati Evropian do të jetë një mundësi e mirë për futbollistët turq të cilët do të dëshmojnë se meritojnë të luajnë në ekipet më të mëdha” ka thënë Altintop./Indeksonline/