19:14 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ylli i Villarrealit thyen telefonin, thërret De Gean (Foto)

Futbollisti i Villarrealit, Cedric Bakambu është tallur për një moment me portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.

Por, sigurisht që sulmuesi i klubit spanjoll nuk e kishte për qëllim të keq. Ai përmes rrjeteve sociale dha lajmin se telefoni i tij është bërë copë copë.

E, nëse të duhet një njeri që arrin ta shpëtoj një gjë të tillë, sipas tij është De Gea.

“Ju duhet ta thërrisni De Gean për ta shpëtuar këtë”, ka shkruar Bakambu.

Sigurisht se për këtë reagoi edhe portierit i “Djajve të Kuq”, i cili bëri disa “emoj” duke buzëqeshur.

Kujtojmë se De Gea bëri 14 pritje në fitoren 3 me 1 kundër Arsenalit./IndeksOnline/