15:12 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i West Hamit, Wilshere është lojtar ”100 milionësh”

Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini beson se Jack Wilshere ia ka shpëtuar klubit 100 milionë funte.

Mesfushori anglez iu bashkua West Hamit në një marrëveshje 3-vjeçar në korrik pasi u largua nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar.

Wilshere ka qenë jashtë fushave për tre muaj, para se të rikthehej në aksion të shtunën ndaj Newcastle, transmeton IndeksOnline.

Injuries have restricted Jack Wilshere to just five appearances this season

”Ne e dinim më herët se ai s’ishte lojtar që mund të ishte në dispozicion për çdo ndeshje, por një lojtar i cilësisë së tillë është vështirë të sjellet këtu”.

”Ndoshta, lojtarët e kualitetit të Wilsheres në këtë moment mund të kushtojnë 100 milionë funte. Mesfushorët e mirë kreativ janë të shtrenjët”.

”Ai donte të luante në West Ham, ne rrezikuam, s’kanë qenë muaj të mirë për të, por shpresoj se ai do të luajë në vazhdim”, tha Pellegrini./IndeksOnline/