11:48 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kthehet fuqishëm, ylli kosovar i Barcelonës

Labinot Kabashi është afër rikuperimit dhe shumë shpejt mund ta shohim në fushë.

19-vjeçari ka lënduar ligamentet dhe pritet të jetë i gatshëm që në fillim të sezonit të ardhshëm.

Talenti i Barcelonës vazhdon ushtrimet në palestër dhe niveli i tij është maksimal, shkruan Indeksonline.

Ai ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet se po aftësohet.

Kabashi, i lindur në Skenderaj pa hezitim ka pranuar të vishte fanellën e Kosovës, por lëndimet ia kanë pamundësuar të luajnë.

Ai ka qenë i ftuar në dy ndeshje me Kombëtaren A, por që nuk është paraqitur në fushë. /IndeksOnline/