16:57 / E Premte, 03 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ylli turk befason të gjithë me vendimin e tij, para ndeshjes me Shqipërinë

Ylli i famshëm i futbollit turk, Nuri Shahin i ka dhënë fund paraqitjeve me përfaqësuesen turke.

Futbollisti i Borusia Dortmund me një mesazh në Facebook ka dhënë dorëheqje të menjëhershme nga Turqia.

Shahin ka thënë se vendimi i tij është i pakthyeshëm ndërsa e ka përmendur një arsye si kryesore për largim.

“Po largohem sepse dëshiroj që t’i lë vendin lojtarëve të rinjë në të cilët kam shumë besim” ka thënë Shahin.

Mesfushori i famshëm ka patur 52 paraqitje në fanelën e Turqisë në të gjitha garat./Indeksonline/