19:32 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Yllka Kuqi sjell detaje nga projekti i ri, bashkëpunon me këngëtarin e njohur kosovar

Yllka Kuqi ka bërë të ditur se po kthehet me një këngë të re.

Këngëtarja gjakovare këtë e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku edhe zbuloj bashkëpunëtorin e këtij projekti, shkruan Indeksonline.

Yllka tregoj se këtë herë ka punuar me këngëtari e njohur dhe shumë të talentuar, Yll Limanin i cili është përkujdesur për tekstin e këngës, ndërsa melodia është punuar nga Florent Boshnjaku.

“Po vjen një këngë shumë e ndjerë, me shumëëë emocion, e shkruar teksti nga ky Artist bukurosh, supertalent, qe i ka dhanë shumë shpirt këngës me fjalë t’ thjeshta e shumë të thella, përplot emocion. Yll Limani  dhe e shkruar melodia nga një mjeshtër i madh, bashkëpunëtorë i ngushtë i imi ndër vite, me të cilin kemi ndarë shumë suksese bashkë Florent Boshnjaku. Mezi po pres ta ndajë me ju këtë projekt kaq të përzemërt, të dielën Ju dua ”, ka shkruar Yllka.