12:04 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ymeri: Baca Adem as s’mashtrohej as ‘skorruptohej!

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka përkujtuar veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi, të cilin e quajti idealist dhe liridashës.

Në një postim në Facebook, Ymeri ka shkruar se Demaçi ishte një intelektual që s’mashtrohej dot e as nuk korruptohej, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ymerit:

Baca Adem Demaçi ngërtheu në vete tërë dimensionin e qenies politike. Ishte intelektual që nuk mashtrohej dot. Ishte i guximshëm dhe nuk thyhej dot. Ishte i qëndrueshëm dhe nuk dorëzohej dot. Ishte idealist dhe nuk korruptohej dot. Ishte liridashës dhe nuk robërohej dot.

Ishte i thellë e mendjehapur, nuk dogmatizohej dot. Ishte universalist dhe nuk partikularizohej dot. U qëndroi të gjithëve, të gjitha situatave, të gjitha vështirësive e përndjekjeve, ndërskamcave e shpifjeve.

I lehtë i qoftë dheu!

E përjetshme qoftë lavdia e tij!

I përhershëm qoftë kujtimi për të! /Indeksonline/