75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Ymeri: Demarkacioni ka paralizuar Kuvendin qe tri vite, ne nuk e votojmë (Video)

Visar Ymeri nga Grupi i deputetëve të Pavarur ka thënë se grupi i tyre nuk e voton demarkacionin.

Ai ka theksuar se demarkacioni e ka paralizuar punën e Kuvendit të Kosovës tash e tri vite, prej kur është nënshkruar, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i Ymerit:

Njërën anë është marrëveshja e 2015-tës që vjen si rezultat i komisionit të Murat Mehës dhe në anën tjetër është raporti i komisionit të ri shtetëror të emëruar nga Haradinaj, të udhëhequr nga profesor Bullliqi.

Ky raport tregon se matjet e Mehës ishin të gabuara dhe aludohet se ka mundur të ketë falsifikim hartash për të arritur vijën kufitare.

Në fund është marrëveshja e dy presidentëve që thotë se do të korrigjohet marrëveshja nëse ka nevojë, e që tregon se nuk kishte demarkim të Kuvendit në 2015.

Këto korrektime nuk i kthejnë hektarët që është konstatuar që i humb Kosova në rast të demarkacioni kalon.

8200 hektarët nuk do ti kthehen Kosovës dhe kushdo që mendon se kjo marrëveshje duhet të votohet, i them se hektarët do t’i humb Kosova.

Çështja e demarkacionit ka zgjatur tash e tri vite sepse është bërë kriter në liberalizim të vizave, por kjo është vetëm njëri nga kriteret.

Demarkacioni dhe tentim votimet e kanë paralizuar Kuvendin dhe asnjëherë ky kuvend nuk u mor me tema tjera që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve.

Tash e tri vite demarkacioni është tema kryesore e Kuvendit e nuk u përmend arsimi, ekonomia, shëndeti etj.

Ne po flasim për demarkacion sepse e kemi pasur dhe e kemi një qeveri që nuk ka pasur tema të rëndësishme dhe merret vetëm me demarkacion, duke zhvendosur gjithmonë debatet.

Grupi jonë nuk e voton këtë marrëveshje sepse jemi kundër disa elementeve në këtë marrëveshje. /Indeksonline/