20:27 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymeri pret në takim kongresistin Engel me flamurin e Kosovës (Foto)

Kongresisti amerikan i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, Eliot Engel sot është pritur në takim nga kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputeti Dardan Sejdiu.

Ymeri në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se çka u bisedua në takimin që treshja pati sot.

Ai ka shkruar se me Engel kanë biseduar për zgjedhjet, për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe zhvillimeve të fundit politike.

Ja postimi i Ymerit:

Sot pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes Dardan Sejdiun, ta takojmë kongresistin amerikan z. Eliot Engel.

Me këtë rast njoftuam z. Engel për rezultatin pozitiv zgjedhor që kemi korrur në këto zgjedhje lokale dhe për tendencat manipuluese të PDK e LDK për ta cenuan këtë fitore të qytetarëve të Prishtinës, Prizrenit e Dardanës. Po ashtu folëm për rastin e montuar politik e dënimin absolutisht të padrejtë e tërësisht arbitrar për Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin e Adea Batushën të shqiptuar nga Gjykata themelore e Prishtinës.

Me z. Engel diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë në zhvillimin e domosdoshëm ekonomik e industrial të vendit, si dhe domosdonë për një gjyqësor funksional e të pavarur. /Indeksonline/