15:42 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ymeri: Qeveria të tregoj për procesin e unifikimit të pikave doganore

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri si propozues debatit parlamentar dhe i mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë për unifikimin e doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e sotme, tha se unifikimi nuk u arrit asnjë herë dhe të dyja vendet janë të vonuara për rezultatet do të sillte unifikimi doganor.

“Qeveria e Kosova duhet të na tregoj se ku ka mbërri   ndërmjet dy shteteve. Qeveria duhet të raportoj se çka është bërë më shumë në lidhje me aspektin ligjor të këtyre marrëveshjeve dhe ku ka mbërri zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy shtetet respektive”, ka thënë Ymeri duke shtuar se Qeveria po ashtu duhet të tregojë se deri në cilën kohë ka planifikuar që marrëveshjet e nënshkruara të bëjnë një bazë të plotë rregullimi për unifikimin doganor me Shqipërinë.