17:43 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Young Zerka paralajmëron projektin e ri, sjell detaje

Këngëtari nga Shqipëria, Young Zerka ka paralajmëruar projektin e ri.

Përmes një postimi në Instagram, Zerka ka zbuluar detaje nga kënga  e re e cila pritet të publikohet së shpejti, shkruan Indeksonline.

Kënga e re mban titullin ‘Money’ dhe si bashkëpunëtor në këtë projekt janë Eri Dee, Alandy, ProVideo Albani dhe Key Managment.

“Money së shpejti”, ka shkruar Zerka sipër postimit.

Kujtojmë që së fundi u përfol që Young Zerka dhe Ronela Hajati i kanë dhënë fund lidhjes./Indeksonline/