10:31 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

YouTube bllokon kanalet e Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën

YouTube ka bllokuar kanalet e mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën  përfshirë Britaninë e Madhe.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Google tha:

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të  vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”.