21:36 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Youtube dhe Netflix të ndryshojnë cilësinë e filmave, që mos të mbingarkohet internetit, gjatë krizës së koronavirusit

Autoritetet e BE-së kanë kërkuar nga Netflix dhe Yotube që të “ngadalsojnë” transmetimin në mënyrë që interneti të mos mbingarkohet.

Ndërsa shpërthimi i coronavirusit i detyron njerëzit të punojnë nga shtëpia dhe fëmijët për të qëndruar jashtë shkollës, Bashkimi Evropian po i kërkon Netflix-it dhe platformës Youtube që të ndërrojnë shërbimin nga kualiteti HD në Standard, në një përpjekje për të zvogëluar ngarkesën në internet.

Dhe lidhur me këtë, Komisioneri Evropian, Thierry Breton, ka bërë të ditur se se ai do të fliste me shefin e Netflix, Reed Hastings.

“Për të siguruar aksesin në internet për të gjithë, le të përcaktojmë #SwitchToStandard, kur HD nuk është i nevojshëm”, shkroi Breton.

Siç thuhet më tej, Netflix nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese të tillë.