20:29 / E Diele, 24 Korrik 2022 / AR

YouTube ka thënë se do të heqë përmbajtjen “që promovon aborte të pasigurta”

YouTube ka thënë se do të heqë përmbajtjen që promovon aborte të pasigurta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videot që përfshijnë pretendime të rreme për sigurinë e abortit do të përfshihen në politikat e saj të dezinformimit, tha kompania në Twitter.

YouTube shtoi se do të sigurojë informacione faktike për shëndetin në panelet e informacionit mbi videot dhe rezultatet e kërkimit.

Grupi amerikan i drejtësisë gjinore UltraViolet mendon se kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit publik, por firmat e teknologjisë duhet të bëjnë më shumë.

Shaunna Thomas, bashkëthemeluesja dhe drejtoresha ekzekutive tha se nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar një “epidemi dezinformimi” dhe për t’u ofruar shtatzënave informacione të besueshme për shëndetin riprodhues.