16:33 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

YouTube Music e bën më të lehtë menaxhimin e listave të këngëve

Që nga debutimi, YouTube Music gradualisht është pasuruar me veçori të reja kryesisht në aspektin e dizajnit.

Megjithatë edhe sot i mungojnë ende funksionalitete bazike. Funksioni më i ri që mbërrin është një buton “Add to Playlist”.

Më përpara ka qenë i disponueshëm vetëm për këngë individuale ndërsa tani ofrohet edhe për albume dhe lista luajtje të plota.

Kështu u kursen përdoruesve kohë të çmuar të cilët duhet të shtonin këngët një e nga një tek listat e luajtjeve.

Funksioni i ri është shumë i dobishëm për manxhimin e listave të gjata të këngëve por edhe albumeve. Kjo veçori i mungonte YouTube Music që nga fillimi.

Butoni po lançohet me versionin 2.69 të YouTube Music në Android dhe iOS. Megjithatë përdoruesit në ueb duhet të presin por shpresojmë që jo për shumë kohë.