09:11 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Youtube teston opsionin e ri që zëvendëson sfondin

Inteligjenca artificiale ngadalë po bëhet gjithëpërfshirëse. Inxhinierët e Google kanë zhvilluar një opsion të ri që lejon Inteligjencën Artificiale dhe makinerinë e mësimit të zëvendësojnë sfondin e videove në Youtube njësoj si ekrani jeshil.

Ata e quajnë segmentimi në kohë reale. Për fat të keq opsioni është  i disponueshëm për momentin vetëm për beta.

“Për momentin synojmë ta testojmë opsionin dhe ta përmirësojmë në beta stories. Menjëherë sapo të përmirësohemi do ta zgjerojmë teknologjinë e segmentimit gjithandej,” sqaron Google./Opinion.al

Temat: