08:06 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Yuri Kim: Shumë shtete po refuzojnë telefonat ‘Huawei’, të dhënat të pasigurta në duart e qeverisë kineze

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, në një postim në Twitter ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se shumë vende janë ndërgjegjësuar dhe po refuzojnë telefonat  Huawei, sepse të dhënat e tyre personale janë të pasigurta në duart e qeverisë komuniste kineze.

Në postim ambasadorja, Yuri Kim thekson se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën e telekomunikacionit. Më deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se marrëveshjet e Huawuei me operatorët e telekomunikacionit në të gjithë botën po avullojnë, sepse vendet po lejojnë vetëm shitësit e besueshëm në rrjetet e tyre 5G.

More & more countries are rejecting untrustworthy vendors like #Huawei. Only trusted vendors should be allowed into critical telecommunications infrastructure. https://t.co/PpVd0Z0x3C— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 24, 2020

Shembuj përfshijnë Çekinë, Poloninë, Suedinë, Estoninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Letoninë. Kohët e fundit, Greqia ra dakord të përdorë Ericsson dhe jo Huawei për të zhvilluar infrastrukturën e saj 5G.

“Sa më shumë vende, kompani dhe qytetarë pyesin se kujt duhet t’i besojnë të dhënat, aq më e qartë bëhet përgjigja: Jo Partisë Komuniste Kineze. E mbyll njoftimin e vet Departamenti Amerikan i Shtetit.