14:22 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / C E

Zaniolo i fyeu tifozët, Lazio i përgjigjet me një video ku bëhet horë nga Pedro

Lazio mposhti Romën me rezultat 3-2 në derbin e kryeqytetit italian.

Gjatë pjesës së dytë ylli i Romës, Nicolo Zaniolo humb gjakftohtësinë në momentin e zëvendësit duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tifozëve të Lazios teksa po shkonte drejt tunelit.

Lazio iu kundërpërgjigj yllit të Romës me një video nga ndeshja.

Në videon e publikuar në llogaritë e rrjeteve sociale, shihet Pedro derisa e nxjerr jashtë loje disa herë Zaniolon. /IndeksOnline/